Kosova bëhet lajm në botë, ”protesta” e një restoranti tërheq vëmendje (FOTO)

Mediat sociale lidhin botën, dhe lajmi jehon kudo. Një protestë e zhvilluar nga një restorant në Prishtinë, u bë lajm në të gjithë botën. Mënyra e veçantë e kësaj proteste, tërhoqi vëmendjen edhe të mediave botërore.

Rrjeti evropian i televizionit, EuroNews, ka shkruar një artikull për këtë protestë, dukë thënë se pronari kosovar i restorantit, Petrit Kllokoqi po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve, për shkak të masave anti-covid që ka marrë Qeveria e Kosovës.

”Petrit Kllokoqi, pronari i restorantit Bagolina në kryeqytetin e Prishtinës ka mbushur karriget e tij me manekina të veshura, ku duken se janë duke ngrënë mëngjes dhe drekë, të kompletuar me menu dhe shishe verë. Kllokoqi, i cili është kryetari i Shoqatës Kosovare të Gastronomisë, thotë se ai po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve”,- thuhet në artikullin e tyre.

SHKARKO APP