Kriza e ujit, Bruno Mars dhuron 1 milion dollarë për banorët

Mbrëmjen e së dielës, gjatë një koncerti në Auburn Hills të Miçiganit, mori disa minuta nga turneu i tij botëror për t’i treguar audiencës se do të dhurojë 1 milionë dollarë për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga kriza e ujit në Flint. Këngëtari me famë botërore një pjesë të fitimeve nga shitja e biletave të koncertit do t’i japë për Fondacionin e Komunitetit të Flintit. “Unë i jam shumë mirënjohës audiencës së Miçigan për t’u bashkuar me mua në mbështetjet të kësaj kauze. Sfidat e vazhdueshme do të vazhdojnë për vite e radhë për banorët e Flintit dhe është e rëndësishme që ne të mos i harrojmë vëllezërit dhe motrat e prekura nga kjo fatkeqësi. Si njerëz, sidomos si amerikanë, ne duhet që të qëndrojmë së bashku për t’u siguruar që diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë në ndonjë komunitet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?