Kruja nderon Capital T me çmim të rëndësishëm (FOTO)

“Time Capsule” është mega koncerti që sjell Capital T në sheshin ”Nënë Tereza”, në datën 19 shtator. Këngëtari i njohur i shumë hiteve, duket se ka disa “aktivitete” për të realizuar.
Të dielën ai organizoi një festë private në kryeqytet ku pjesëmarrës ishin kolegë, personazhë të njohur të ekranit dhe gazetarë. Këtë të hënë këngëtari ka qenë prezent në qytetin e Krujës, ku i është akorduar një çmim i rëndësishëm. Capital T është nderuar me çmimin e Mirënjohjes nga Bashkia Krujë për promovimin që i ka bërë qytetit historik. Klipi i këngës “Hatixhe” është xhiruar i gjithi në Krujë: në Kala, Muze dhe te Pazari i Vjetër i Krujës.

Mixey ft. Capital T - Hatixhe (Official Video)

SHKARKO APP