Kryqi që mbante në qafë simbol i Serbisë? Adelina tregon për herë të parë mesazhin
Mirëpo Adelina nuk e la me kaq dhe ju përgjigj duke u shprehur se kryqi është edhe i Nënë Terezës e se nuk ka lidhje fare me Serbinë. Komentet nga ndjekës të tjerë të saj vijuan më tej, por Adelina nuk preferoi të replikonte gjatë me ta.
Në emisionin e saj ajo ka pasur të ftuar të mortrën, Zanfina Ismailin, e cila e ka pyetur drejtpërdrejtë Adelinën pse vendosi një kryq në qafë. Ajo ka shpjeguar se në fakt varësen nuk e ka vendosur kot, sepse ka pasur një qëllim. Adelina tha se e ka bërë për mirënjohje e nderim të figurave të shquara shqiptare si Gjergj Fishta, Nënë Tereza, Anton Çeta etj.
“Për mirënjohje, për falënderim duke ia nis prej Gjergj Fishta, Pjetër Bogdani, Nënë Tereza, Anton Çeta unë hala nuk e kuptoj se qysh Anton Çeta nuk e ka së paku ka një përmendore në çdo qytet se pak e dimë se çka ka bo ai njeri për këtë vend po primare është se senet ma t’bukura në jetë m’i ka jep Zvicra shtetet perëndimore, mu për tjerët nuk e di”.