Kur nisi gjithçka, Almeda publikon foton e parë me Tolgahan (Foto)
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe natyrisht për atë turk. Çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Por a donit të shihnit foton e parë mes tyre, atëherë kur nisi gjithçka?
Almeda ka realizuar së fundmi sfidën e fundvitit në Instagram“Shoë me a picture of” duke zbuluar momente që s’i ka publikuar më herët.
Fotoja e parë mes tyre, është realizuar më 14 shkurt 2015, ditën e të dashuruarve. Almeda shihet teksa i dhuron një puthje aktorit turk, duke mos e menduar se një ditë mund të bëheshin prindër të dy fëmijëve.