“Kur shkoja në shtëpi, gjeja babin duke goditur mamin”, Fotini rrëfen jetën e vështirë: Me lekët e BB lava borxhet
Gjatë një bisede me Nitën, Fotinia ka treguar se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në familjen e saj. Ish-fituesja e Big Brother 9 tregoi se ka parë shumë gjëra që kanë ndikuar tek ajo dhe e kanë bërë më të fortë.
Rrëfimi i Fotinisë: Babin nuk e kam pas në jetën time, e kam pasur deri në një moshë 13 vjeç, por më mirë mos ta kisha patur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që më kanë vrarë. Dhe të gjitha ato i kam vuajtur deri në një moshë pak më të madhe. Se si çdo gocë, shikoja shoqet me baballarët e tyre. Babi ka krijuar jetë tjetër me një grua ndërsa mami as e ka menduar kurrë. Kjo ka qenë një nga plagët e mia më të mëdha në jetë. Të gjitha këto i kam kthyer në forcë. Kam parë gjithë ato gjëra dhe kam thënë kështu nuk do bëhem kurrë. Nuk dua kurrë të sjell në jetë një fëmijë dhe të shohë gjërat që kam parë unë. Edhe një zënkë të vogël me partnerin të kem nuk dua ta dëgjoj fëmija, as ta shikojë, as të dihet fare. Sa gjëra kam parë unë! Unë dhe vëllai vinim në shtëpi dhe gjenim mamin e babin duke u zënë, babi duke e goditur, vëllai im kalama futej në mes i ndante, gjëra që nuk do i harroj kurrë. Kur u futa në Big Brother vëllain e kam pasur në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua prej babit sepse donte të iknim nga shtëpia. E futi vëllain tim në probleme. Kur u futa në Big Brother kam pasur 31 milion lekë borxh që i mora për vëllain dhe për njerëzit e mi. Yhy sa gjëra kam kaluar. Shumë raste jam ndjerë si babi i shtëpisë. Isha e vogël, përgjegjësi shumë e madhe. Nuk do ta harroj kurrë kur fitova Big Brother-in, mora lekët dhe ishte hera e parë që kisha tullë me lekë. Me të vërtet e fitova, por dola jek e jek. Siç i mora ua çova njerëzve. Se unë e fitova me Danielin, i kishim gjys për gjys lekët. 100 milion lekë fituam, por mbajti taksë dhe banka pra nuk i merr 100 përqind. Por të paktën shlyeva borxhet që kisha. Më ka dashur shumë Zoti. Me të vërtet kam vuajtur shumë, por mi ka sjellë gjërat. Nuk është e lehtë ta kesh babin gjallë dhe të bëjë këto gjëra. Kam 8 vjet që nuk e kam parë. Herën e fundit që jemi takuar ka qenë me sherre aq sa nuk duroja dot më. Mami nuk e ka merituar kurrë, njeriu më punëtor, më perfekte në botë. Prej këtyre gjërave më është krijuar një ndjesi e keqe dhe kam komplekse në përzgjedhjen e partnerit. Një gjë e vogël që mund ta tolerosh sot, nesër bëhet problem shumë i madh.