Kush është Andy Byron? Skandali i tradhtisë së CEO-së së Astronomer me shefen e HR që shpërtheu në rrjetet sociale
CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, Andy Byron, është përfshirë në një skandal që ka shpërthyer në rrjetet sociale pas një videoje virale nga koncerti i Coldplay në Boston, ku shihet në një moment të afërt romantik me kolegen e tij, Kristin Cabot, e cila është drejtore e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani.
Ngjarja ndodhi gjatë një koncerti në stadiumin Gillette, kur kamerat e “Kiss Cam”-it të eventit fokusuan një çift në audiencë- të cilët më pas u identifikuan si Byron dhe Cabot. Në video shihet qartë që Byron e kishte dorën rreth Kristinës dhe që të dy përpiqen të fshihen menjëherë sapo kuptojnë që janë në ekran. Ai u fsheh pas barrierave, ndërsa ajo e mbuloi fytyrën me duar.
Gjatë momentit, vokalisti i Coldplay, Chris Martin, duke mos e ditur çfarë do të shkaktonte, tha me humor:
“Oh çfarë… ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm.”
Kjo fjali ndezi rrjetet dhe shpejt u bë temë e ditës në mediat amerikane.
Çfarë dihet për Andy Byron?
Andy Byron është CEO i Astronomer që nga korriku 2023. Më parë ka qenë President dhe më pas këshilltar i kompanisë Lacework, si dhe ka mbajtur role drejtuese në kompani si Cybereason, Fuze, Vericenter dhe BMC Software.
Ai jeton në Northborough, Massachusetts, me bashkëshorten e tij Megan Kerrigan Byron, me të cilën ka dy fëmijë. Martesa e tyre, sipas burimeve publike, ka qenë e qëndrueshme, derisa kjo video ngjalli spekulime për një lidhje jashtëmartesore me Kristin Cabot.
Çfarë është Astronomer?
Astronomer është një startup teknologjik që merret me infrastrukturë të të dhënave dhe i ndihmon ekipet e zhvillimit të ndërtojnë analiza, AI dhe aplikacione kritike për misionin e tyre. Kompania mori statusin “unicorn” në vitin 2022, kur kaloi vlerën 1 miliard dollarë, dhe aktualisht vlerësohet në 1.3 miliardë. Kohët e fundit ka zhvendosur selinë e saj në New York City.
KOHA JONË SONDAZH

