Kush është banorja e re që pritet të hyjë të shtunën
Bledi Mane la me dëshirë shtëpinë në prime pasi sipas tij nuk donte të hynte në mes të ciftit dhe nuk do donte ndarjen e tyre. Ndërsa dje u largua Valbona, e cila mësohet se ka motrën në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u largua përfundimisht nga shtëpia.
I gjendur në një situatë aspak të zakontë, produksioni është në hall dhe duhet t’ë gjejë një banor të ri të fortë për të ndryshuar dinamikën në shtëpi. Në rrjet ka qarkulluar se të shtunën do futet modelja e njohur Erjola Doci e cila njihet për deklaratat e saj që janë bërë virale në rrjet.
Bëhet fjalë për modelen që harxhon vetëm 2 mijë euro në muaj për krehërin e famshëm e për të mos folur pastaj për kremrat dhe shërbimet e tjera. Por Erjola s’do jetë banorja e vetme që do hyjë si banore, pritet të ketë edhe hyrje të reja, që do zbulohen ditët në vijim.
Valbona u largua nga shtepia e Big Brother pasi ka nje familjar te semure shtruar ne spital ajo eshte takuar vetem me Luizin dhe Olten ne dhomen e rrefimit ndersa nuk eshte pershendetur me banoret e tjere.