Kush është pasaniku 33-vjeçar ku ‘falen’ këngëtarët shqiptarë

Kreshnik Musabelliu është 33-vjeçari nga Elbasani të cilit iu vendos sekuestro preventive të pasurisë që kap shifrën e 700 mijë eurove.

Është mësuar se i riu është mjaft i pasur, pasi posedon një nga palestrat më luksoze në qytet.

Në qytetin e Elbasanit, 33-vjeçari njihet me nofkën “Niku i Çufos” kjo pasi Çufo është emri i palestrës së tij.

I riu ka në pronësi në Elbasan studion muzikore “Mojo”, e cila bashkëpunon me këngëtarët më të mëdhenj shqiptare.

Me studion në Elbasan kanë bashkëpunuar këngëtare si Agon Amiga, Cozman, Alar Band, Onat. I njohur ndryshe si Niku i Mojos studio e tij ka realizuar klipet muzikore të këngëtarëve më të mëdhenj.

Emri i Musabelliut lidhet me atë të Besnik Brakës, pasi është nipi i këtij të fundit. Besnik Braka është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Durrësit për kalim “malli”.

Ai ka emigruar në disa vende të botës dhe dyshohet se ka probleme me drejtësinë italiane.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni “Invest”, për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal

Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme  në pronësi të 33-vjeçarit, që arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë kësaj Prokurorie, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë paradites së sotme u finalizua operacioni policor i koduar ” Invest”, për vendosjen e sekuestrove preventive ndaj pasurisë së 33-vjeçarit M. K.,

Në kuadër të operacionit u kryen veprimet procedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë:

-1 apartament me sipërfaqe 350 m2

-1 truall me sipërfaqe 5000 m2.

-1 ndërtesë 200 m2

-1 automjet

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi.

Policia e Shtetit është e vendosur për të gjurmuar, evidentuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare, që rrjedh nga aktivitet kriminal.

 

SHKARKO APP