Kush fshihet pas super hiteve shqiptare?
Vitet e fundit, muzika shqiptare ia ka dalë të depërtojë në tregun botëror duke numëruar miliona klikime. Kujtohuni se si në 2016- n, e famshmja “Bon Bon” i hapi dyert Era Istrefit drejt një karrierë përtej kufijve vendas. Sot, hiti absolut i 3 viteve më parë rezulton më i klikuari në mesin e projekteve shqiptare, me afërsisht 667 milionë e 856 mijë views (shikime) në YouTube.
Po kështu “Zemër” nga Dhurata Dora dhe reperi algjerian Abderraouf Derradji, i njohur me emrin e artit Soolking brenda një muaji numëron më shumë se 100 milionë klikime në YouTube.
Prej tashmë 4 muajsh, dëgjohet kudo hiti “Menemadhe”, një bashkëpunim mes Lyrical Son, Ledri Vulas dhe Mc Kreshës. Sa klikime në YouTube? Sërish flasim për miliona: afërsisht 28 milionë e 190 mijë. Për të vazhduar me Lumi B dhe Dafina-Kalon 43,999,844 views. Elvana Gjata, Ledri Vula feat. John Shahu-Mike 66,563,518 views.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera mbajnë jo rastësisht vulën e një njeriu të vetëm, që duhet thënë se po bën muzikën e momentit; pikërisht producenti dhe shkruajtësi i teksteve, Arbër Gjikolli.
I njohur ndryshe si Big Bang Beats, producenti on top (në krye) i muzikës moderne shqiptare është në fakt pjesëtari i tretë i grupit të njohur KAOS. Nën emrin e tij dhe të shtëpisë së hiteve, RedBox, artistët shqiptarë kanë pasuruar repertorin e tyre me muzikë të suksesshme. Duket se kudo që ka gisht Gjikolli, suksesi është i garantuar. Vera e vitit 2018 mbajti gjithashtu vulën e Big Bang Beats.
https://www.instagram.com/p/BoWaOfzFS3h/?utm_source=ig_embed
KOHA JONË SONDAZH

