Kylie Jenner dhuron 750 mijë dollarë

Kylie Jenner po e përdor platformën e saj si një personazh i famshëm për një kauzë të mirë. Teksa ishte e ftuar në sezonin e 17-të të emisionit “Ellen DeGeneres”, miliarderja 22 vjeçare surprizoi një organizatë për fuqizimin e femrave të quajtur “Nest of Love” duke i dhuruar 750 mijë dollarë.

Pasi ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, sëbashku me mamanë e saj zbuluan për punën frymëzuese të grupit të themeluar nga Samantha Gil, ikonat televizive donin shumë ta ndihmonin, dhe pikërisht këtë bënë.

Kylie i dhuroi organizatës në tërësi 150 mijë dollarë, Samantha-s në veçanti 100 mijë dollarë, dhe çdo anëtareje tjetër nga 50 mijë dollarë. Gjithashtu ajo i dha secilës një paketë të koleksionit të fundit “Kylie Cosmetics Birthday”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?