Kylie Jenner është shtatzënë? Ja si qëndron e vërteta

Kylie Jenner flitet për një shtatzëni me Timothée Chalamet, dhe gjithçka u zmadhua kur komediani amerikan, Daniel Rosh deklaroi në podcast-in “Tosh Show”, se një punonjës marketi në Los Angeles i kishte treguar një detaj interesant për këtë temë.

“Shkova te një market në Malibu dhe teksa po flisja me punonjësin, ai më tregoi se Kardashians kishin xhiruar aty, duke prenotuar marketin që të dukej sikur ishin duke bërë blerje. Më tej punonjësi i kishte treguar se në një nga sekuencat Kylie zbulon se po pret një fëmijë nga Timothée Chalamet”, shpjegoi Rosh.

Ai pranoi se nuk e di sa i vërtetë është ky informacion. Të afërm pranë Kylie Jenner, zbuluan për TMZ se ky lajm është plotësisht i pavërtetë dhe se komediani ka përdorur emrin e sipërmarrëses për të marrë vëmendje.

SHKARKO APP