La alkoolin pas ndarjes, Brad Pitt zbulon arsyen

Brad Pitt tregoi se ka hequr dorë nga alkooli, pas divorcit me Angelina Jolie.

“I kam zgjatur gjërat aq sa mund t’i zgjasja. Kështu që tani ishte koha për t’ja hequr vetes privilegjin e pijes.”, sqaroi aktori gjatë një interviste për “The New York Times”.

Pitt pranoi se për 1 vit e gjysmë, pas divorcit nga Jolie, iu bashkua takimeve me të alkoolizuar të tjerë. Sipas tij kjo e bëri të admirojë njerëzit e thjeshtë dhe eksperiencat e tyre të vështira në jetë.

“Të gjithë këta njerëz që kisha rrotull, rrëfenin në një mënyrë aq të sinqertë sa nuk kisha dashur kurrë. Ishte një vend i sigurtë, ku nuk të gjykonin, por gjykoje veten.” shtoi ai.

Alkooli ishte një prej shkaqeve që thuhet se ndikoi shumë në jetën e çiftit dhe çoi në divorcin e tyre në janar të vitit 2017.

SHKARKO APP