La parukierinë për timonin, Bianka Dervishi është shqiptarja e parë kamioniste

Bianka Dervishi la parukierinë për timonin, edhe pse kjo tingëllon e çuditshme. Ajo është kamionistja e parë femër shqiptare. ”Kur zbres nga kamioni më shohin në fillim me habi që wow po ti këtu sepse presin gjithmonë që të zbresi një burrë dhe kur me shohin mua, ngelin të habitur. Kam pasur shumë komente pozitive”.

Që në fëmijëri thotë se kishte pasur dëshirë që të bëhej kamioniste. E pyetur nëse është një punë e vështirë dhe nëse do ta ndryshonte pasi fillimisht ajo ka punuar parukiere, Bianka thotë se do të qëndrojë për shumë vite në këtë profesion.

”Edhe kur isha fëmijë kam qenë si tip çuni edhe gjithmonë më thonin çun. Kështu nisi, duke shkuar me një familjarin tim, kur isha unë e vogël ai vinte me një kamionçin dhe unë shkoja gjithmonë pas atij dhe kështu nisi historia ime. Kjo punë është cilësuar pak si punë e pisët, por nuk është aspak e pisët sepse ne në kamion i kemi të gjitha kushtet, kemi cdo gjë që na duhet për të qenë të pastër edhe nuk kemi një uniform fikse”.

SHKARKO APP