Lajme të këqija nga legjenda e WWE

Familja e Ric Flair ka bërë thirrje për të gjithë fansat që të luten, pasi legjenda e WWE u shtrua në gjendje të rëndë në spital. Fillimisht u raportua se nuk kishte arsye për t’u shqetësuar për 68-vjeçarin, por mesa duket gjendja e tij shëndetësore ka marrë një kthesë për më të keqen, është shprehur menaxheri i tij, raporton The Sun. Flair është një nga mundësit më të mëdhenj në ring, duke u shpallur 16 herë kampion bote. Ndërsa John Cena kryeson duke mbajtur më shumë tituj. Vajza e tij Charlote luan gjithashtu në SmackDown në Kampionatin e Femrave.

 

SHKARKO APP