Landi tregon historinë frymëzuese

Landi Hysi, është nga ata artistët që kanë vite në skenë por kurrë mëndjemadh. Këtë e ka treguar shpesh me postimet në rrjetet e tij sociale, ku jep mesazhe tek personat që e ndjekin dhe gjithmonë është vlerësuar për këtë fakt.

Së fundmi ai ka ndarë me të gjithë një histori të tijën, e cila duket sa prekëse për realitetin, por edhe frymëzuese. Ai ka treguar se një lypsar i vogël në moshë i ka kërkuar para por në vend që t’ja jepte, Landi e ka shtyrë që të “punojë” vetë për të nxjerrë lekët që donte.

“Te kjo foto, (poshtë majtas) është një lal i vogël (sigurisht që nuk do i tregoja fytyrën) që më tha: O këngëtaro, na jep 10 lek se ti edhe këndon bukur! S’ka lek!, i thash, hajde bëj një punë, këndo një këngë e fitoje. Lali këndoi e fitoi më shumë se 10 lek. Këta personat që lypin rrugëve e duan një zgjidhje!”, ka rrëfyer Landi.

Pas postimit këngëtari ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat e tij, të cilët shprehen se ai është shembull i vërtetë humanizimi që duhet ndjekur.

https://www.instagram.com/p/B1OA50DFbt9/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP