Largimi i Delinda Dishës nga “Portokallia”, pas ikjes fshihet burri

Aktorja e humorit, Delinda Disha ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike pas largimit të bujshëm nga emisioni në të cilin nisi karrierën e saj, “Portokalli”. Aktorja ”u përplas” me Salsano Rrapi, pasi ai në një farë mënyre tha se ka ikur fshehurazi, por menjëherë Delinda reagoi duke folur prerë.

Megjithatë dy janë arsyet kryesore që kanë çuar në vendimin e largimit të aktores nga Top Channel dhe Prive.al i bën të ditura.

“E para lidhet me pagesën. Televizioni rival duket të ketë hapur thesin duke i ofruar aktores një pagesë më të lartë, në tentativë për të grumbulluar afër vetes emra të suksesshëm. Arsyeja e dytë dhe më kryesore lidhet me bashkëshortin e saj. Burimet i kanë thënë portalit tonë se personi i zemrës, Eldo, do ketë një rol të rëndësishëm në spektaklin e ri ”Klanifornia” duke qenë kostumograf i tij. Me një profil akademik të ngjashëm, çifti duket të kenë zgjedhur që të punojnë bashkë në skenë dhe ”Klanifornia” ka qenë një mundësi e tillë ideale. Siç ka treguar Delinda në vazhdimësi, Eldo është një prej kritikëve më të fortë të punës së saj dhe një rrjedhë e tillë e ngjarjeve duket të jetë krejtësisht e natyrshme”.

SHKARKO APP