Lazar Daka me këngë ritmike, risjell verën (VIDEO)

Jemi mësuar që këngët ritmike ti dëgjojnë gjatë sezonit veror por Lazar Daka, një artist i ri në tregun tonë muzikor ka menduar që këngën e re ta publikojë në mes të shtatorit. ”Nuk e di pse të du”, e realizuar nga vetë ai, si pjesa e melodisë dhe tekstit, ka një aromë të stinës verore. Kjo është kënga e tij e dytë me videoklip, pas publikimit të këngës ”Shumë vonë”. Prezantimin e parë me publikun e ka pasur në 2017, teksa konkuroi tek Kënga Magjike. ”Nuk e di pse të du”, ka një melodi që nuk ikën lehtë dhe është në trend me kohën.

Lazar Daka - Nuk Di Pse Te Du (Official Video)

SHKARKO APP