Legjenda e rokut dhe haremi i tij, foto me 4 nënat e fëmijëve të tij

Këngëtari legjendar i muzikës rock, Rod Stewart, është padyshim një nga artistët më të famshëm dhe joshës.

Ai ka tetë fëmijë me pesë gra të ndryshme dhe një herë ai u shpreh se “lejet e martesës duhet të jenë si licencat e qenve, pasi mund të vendosësh nëse do ta rinovosh apo jo çdo vit”.

Me këtë lloj rekordi, ju mund të imagjinoni se ai nuk mund të jetë miqësor me të gjitha ish-gratë e tij, por një foto e re SteWart me katër nga nënat e fëmijëve duket se e kundërshton këtë.

Fëmija i dytë më i madh i Stewart, Kimberly Stewart, të cilën ai e pati me modelen dhe aktoren Alana Stewart, festoi 40-vjetorin të mërkurën.

Nëna e saj dhe Rod ishin të pranishëm në  festën e organizuar për këtë rast së bashku me gruan aktuale të Stewart Penny Lancaster, modelja Kelly Emberg (nëna e vajzës së tij Ruby) dhe gruaja e tij e dytë dhe modelja Rachel Hunter.

Me sa duket, të gjithë ende mendojnë se ai është seksi, shkruan Emberg duke postuar një video të grupit të mbledhur rreth një torte ditëlindjeje për Alana.

https://www.instagram.com/p/B1cp5IFHF6k/

SHKARKO APP