Liam e ka mësuar ndarjen me Mileyn nga mediat?

Një nga ndarjet në botën e showbizit botëror që nuk pritej ishte pikërisht e çiftit Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.

Por duket se diçka e tillë nuk ka tronditur vetëm ndjekësit e tyre, por edhe vet Liamin, i cili e ka mësuar këtë lajm përmes mediave.

Sipas mediave të huaja ai ka mbetur i tronditur kur ka lexuar deklaratën e ndarjes nga Miley, ndërkohë që ndodhej në Australi.

“Liam nuk ishte gati të bënte publike ndarjen e tyre, sepse ai ishte duke luftuar në privatësi për të shpëtuar martesën,”-u shpreh një burim pranë tij.

Ndërkohë më herët në deklaratën e divorcit thuhej se kjo ndarje vinte si një vendim nga të dyja palët.

Nuk dihet ende se cili është versioni zyrtar lidhur me divorcin e tyre. Çifti u nda pas vetëm 8 muaj nga martesa e tyre në dhjetor, ndërkohë që të lidhur  bashkë kishin 10 vjet.

SHKARKO APP