Lidhja e Donaldit me Beatrix dhe e shkuara me Borën, Igli tregon detajin: Kafshoi dorën kur…
Aktori Igli Zarka qëndroi pak ditë në shtëpinë e “Big Brother” por arriti të ketë kontakte me konkurrentët dhe t’i njohë sado pak. Aktori tha në ”Ftesë në 5”, se Donaldi ishte banori që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi. “E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë”.
Ai komentoi dhe romancën që ka lindur në shtëpi mes Beatrix dhe Donaldit. Së pari, ai thotë se nuk sheh asnjë trekëndësh, pasi “Donaldi e ka thënë mbi 15 herë që është vetëm. Shoh një Donald shumë të qartë”.
Kur aktori Donald Veshaj u pyet për marrëdhënien me Borën dhe a ka më ndjenja për të, u përgjigj shkurt, pa treguar se çfarë e ka zhgënjyer në atë marrëdhënie.
Igli Zarka tregon për një detaj, që e komenton sipas tij, si një akt burrërie. “Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri! Edhe pse i kishte të gjitha armët drejtuar vetes, duroi”.