Lista e personave më të paguar në botë

Taylor Swift është emëruar artistja më e paguar në botë. Ndërsa u pasua nga dy anëtarë të klanit Kardashian, mbretëresha e kozmetikës Kylie Jenner dhe reperi Kanye West. Në listën vjetore të Forbes u përfshinë gjithashtu yjet e futbollit Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar në top 10.

Gjithashtu në listë ishte këngëtari Ed Sheeran dhe banda e rrokut Eagles e viteve 1970, që filloi një turne në vitin 2018. West, burri i Kim Kardashian, u kthye në listë pas një mungese katërvjeçare. Swift mbajti vendin e parë me një shumë prej 185 milionë dollarë.

Miliarderja Jenner mbajti vendin e dytë me 170 milionë dollarë. Ajo u shpall këtë vit po nga Forbes si miliarderja më e vogël në botë.

SHKARKO APP