Londrimi ka një mesazh për mbështetësit pas fitores së BBVK4: Ju falënderoj me krejt shpirtin, mezi po pres me ju pa

Londrimi Mekaj, fituesi i ”Big Brother Kosova Vip 4” ka ndarë emocionet e tij të para pas fitores së madhe të mbrëmshme. I mbushur me mirënjohje, ai ka falënderuar publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme që e priti jashtë.

”Ej, ju du pafund! Faleminderit me shpirt e me zemër për krejt dashninë që ma keni dhënë prej ditës së parë. Nuk e kam pas as idenë më të vogël çka është bërë e çka ka ndodhur sa unë kam qenë brenda”,-u shpreh ai.

Ai tregoi se mesazhet dhe videot nga ndjekësit e kanë përlotur pa masë. Londrimi theksoi se është ende në proces për t’i shijuar të gjitha këto emocione, por mezi pret të takojë mbështetësit e tij nga afër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju falënderoj me krejt shpirtin, mezi po pres me ju pa, me ju përqafu e me ju puthë, me u pa sy më sy, shihemi shumë shpejt. Ju kam shpirt”,-përfundoi ai mesazhin e tij të ngrohtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?