Loredana sfidon Encën (FOTO)
Enca ishte e para këngëtare që arriti 1 dhe më pas 2 milionë ndjekës në Instagram. Deri pak kohë më parë, kur Loredana njihej ende si “e dashura e Mozzik”, ndjekësit e Encës ishin të vetmit që kishin diferencë në numër. Ja që përfshirja e Lorit në muzikë, kontratat me producentët gjermanë, skandali për mashtrim dhe zhvatje parash si edhe publikimi i albumit “King Lori”, e kanë kthyer reperen në emrin më të përmendur të momentit. Loredana numëron tashmë më shumë se 2 milionë ndjekës, ndërsa Enca që vazhdon të mbetet në vendin e parë ka rreth 2,1 milionë. Diferenca është e vogël.