Loredana “sundon” në Gjermani, vlerësohet si reperja më e dëgjuar për vitin 2020
Loredana është në kulmin e karrierës, ku është kthyer në një ndër artistet më të suksesshme më Gjermani. Ajo ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën profesionale, por dhe për atë personale sidomos pas ndarjes me Mozzik.
Artistja shqiptare ka arritur një tjetër sukses. Loredana është vlerësuar si artistja më e dëgjuar e zhanrit hip-hop gjatë këtij viti në Spotify në Gjermani, duke lënë pas emra të njohur të tregut muzikor vendas si Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju.
Këngët më të dëgjuara të artistes shqiptare janë “Kein Wort”, “Nich Verdient” dhe “Labyrinth”. Ka qenë vetë reperja e cila ka treguar me krenari arritjen e këtij sukses. Gjithashtu, kujtojmë se pak ditë më parë, reperja publikoi një pjesë të dokumentarit që flet për jetën dhe karrierën, pjesë e të cilit është dhe Mozzik.
/abcnews.al