Luana Vjollca po bën realitet ëndrrën e saj dhe s’mund të ishte më e lumtur se kaq!

Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës për një kohë të gjatë për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Ajo po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur.

Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq më herët duke punuar buzë detit. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave.

Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë magjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?