Luana zbulon formatin në të cilin do ta shohim këtë sezon televiziv (Foto)

Pas një pritjeje disa javore, Luana Vjollca ka zbuluar me anë të një postimi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se cilin program do të drejtojë këtë sezon televiziv në ekranin e “Top Channel”.

Ndonëse disa ditë më parë 28-vjeçarja i lajmëroi të gjithë për rikthimin e saj, ajo vendosi ta lërë surprizë formatin në të cilin do ta shihnin të gjithë.

Ndërsa ditën e sotme ajo ka publikuar një foto nga zyra ku duket se i është përveshur punës për nisjen e “Shiko Kush Luan”.

Moderatorja ka shkruar krah fotos dhe titullin e programit me të cilin publiku është ‘ambientuar’ tashmë.

Vjollca nuk ka bërë të ditur një datë konkrete se kur do të shfaqet në ekran megjithatë kjo pritet të zbulohet shumë shpejt nga vetë ajo.

 

View this post on Instagram

 

#ShikoKushLUAN ???

A post shared by LUANA ? (@luanavjollca) on

SHKARKO APP