Luizi: Babai i Kiarës më bëri të reflektoj për gjuhën që përdor në shtëpi
Banorët e “Big Brother VIP 2” po komentohen kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike. Gjatë bisedës me Nitën, Armaldon dhe Tanin, Luizi u shpreh se momenti më pikant i tij në BBV ishte takimi me babain e Kiarës.
“Më ngeli në mendje që babai u Kiarës më tha ‘çapacul’. Ka një kategori njerëzish që tërhiqen nga epitetet tona, por ne mund të bëjmë akoma më mirë. Nuk mund tu japim njerëzve ‘material’ me fjalët dhe epitetet tona që baltosin edhe vetë formatin. Nuk është ndërrim loje, por i kam bërë thirrje vetes, ki kujdes si u drejtohesh njerëzve, momentin dhe personin që ke përballë. Ato fjalë që i themi ne, mund t’i themi në një mënyre tjetër. Kjo nuk do të thotë se Luizi do të ndryshojë, madje loja do bëhet akoma më e ashpër”.