Luizi i kërkon falje Kiarës dhe bën deklaratën e papritur: Mund të largohem të shtunën

Luizi dhe Kiara kanë patur një diskutim mes tyre për të sqaruar situatën e ndodhur dy ditë më parë.

Luizi i ka kërkuar falje dhe i ka treguar se ndjen që të shtunën mund të largohet për shkak të debatit që pati me Evën.

“Unë e di se sa më do dhe e di se sa të dua unë. Unë e kam nisur për tu dukur diçka e bukur, arriti Luizi ta bëjë Kiarën të qeshi, nuk e dija që do më dali nga hundët. As se kam menduar ndonjëherë. Është fakt, nuk pse më dëgjon me zë ta them që jam kaq shumë i përfshirë në këtë lojë, habitem edhe me veten. Ndoshta kjo ndikon edhe te marrëdhënia jonë, por ajo që nuk llogarit ti është që kjo (loja) nuk është e përjetshme, kurse kjo që kemi ne është e përjetshme, kjo edhe një muaj është. Nuk po të kërkoj të durosh diçka që do të të bëj ty, por duro këto që po bëj. A e di se me shumë gjasa mund të përjashtohem të shtunën? Për atë që ndodhi me Evën. Unë nuk i thashë gjë, por si do të interpretohet jashë? Mund të interpretohet si dhunë psikologjike, mund ta keqinterpretojnë, mund ta ekzagjerojnë. Kur thashë që mund të vijë një zarf i zi, e kisha për vete. Mos kujto se e kam fushë me lule edhe unë. Në atë moment që e kemi bërë atë debat, e kanë parë edhe shumë fëmijë. Kanë parë një djalë që është djali i asaj me moshë, duke i kthyer fjalë. Çfarë mesazhi është ky?”, tha Luizi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?