Luizi i kërkon falje komunitetit LGBT: Nuk jam askush që t’i gjykoj
Luiz Ejlli ka kërkuar falje për deklaratat e mëparshme në lidhje me komunitetin ‘LGBT’. Mbrëmjen e sotme, gjatë Prime, pas fjalës së opinionistes Zhaklin Lekatari për mendimet e dhëna gjatë temave, mori fjalën Luizi.
Ai e nisi me një ndjesë për komunitetin ‘LGBT’, duke thënë se nuk është askush që të vendos se çfarë është e drejtë e çfarë jo.
‘Unë isha pjesë e panelit kur fola për komunitetin LGBT , unë nuk jam askush që ti gjykoj të them është e drejtë apo e gabuar. Dhashë një opinion timin, me fjalë të varfra. Nëse është fyer njeri kërkoj ndjesë’
Gjatë javës, banorët krijuan një panel i cili duhej të jepte mendime të ndryshme për disa tema. Për temën e komunitetit ‘LGBT’ Luizi u shpreh se nuk i duket aspak normale të shohë dy njerëz të së njëjtës gjini të puthen në rrugë dhe nuk do dijë si t’ja shpjegojë fëmijëve.
‘Unë imagjinoj veten time nesër, të jem me vajzën dhe të shoh dy meshkuj që puthen, do më pyesë vajza o ba pse puthen ata si puth ti mamin? Ça t’i them unë? Nuk është normale!-tha Luizi.