Luizi ia thotë në sy Kiarës: Sa shëmtuar dukesh kështu

Luizi i tha Kiarës se ajo po duket shumë shëmtuar me deklaratat që po bën dhe se po shpik gjëra të paqena. Sipas tij, ajo po duket shumë keq në sy të publikut për mënyrën se si ai po kominikon me të, duke i thënë: “Kaq po të them”, “E more vesh?”…

Kiara tha që nuk i intereson nëse duket shëmtuar, pasi ajo ka të drejtë të flasë me partnerin e saj dhe se gojën nuk do e mbajë mbyllur deri kur Big Brother të përfundojë.

Pjesë nga debati:

Luizi: Më ka dal goja mbrapa duke të thënë je tu gabu

Kiara: O Luiz unë po të them më bezdisin këto gjëra. Kaq po të them

Luizi: Ti bezdis veten, nuk të bezdis kush. Je tu u bezdis vetë o Kiar! Je tu shpik gjëra që s’janë.

Kiara: Ça po shpik?

Luizi: Gjithçka, janë iluzione tuja

Kiara: Shumë mirë qofshin iluzione

Luizi: Po nëse janë iluzione mos i thuaj me zë pra se je duke më bërë mua me faj.

Kiara: Sepse e meriton të të bëj me faj.

Luizi: E di sa shëmtuar dukesh kështu me këtë qëndrim, me këtë lloj të folure, me këtë “e more vesh se kaq po të them”!

Kiara: Le të dukem shëmtuar! Unë gojën mbyllur deri në prill kur të mbaroj kjo nuk e mbaj dot mbyllur më vjen keq. Të flas kur do ti dhe të pushoj kur do ti, nuk do ndodhë më.

Luizi: S’e kam thënë asnjëherë!

SHKARKO APP