Luizi merr mesazhin e veçantë nga Besa Kokëdhima: Je fenomen

Luizi ka shprehur shpesh vlerësimin për këngëtaren Besa Kokëdhima në “Big Brother VIP”, por ky vlerësim është reciprok.

Besa i ka dërguar së fundmi Luizit një mesazh në aplikacionin “Big Love”, duke u shprehur për të me fjalët më të mira. Këngëtarja nuk e ka kursyer një përshëndetje dhe për banorët e tjerë.

“Urime Luiz! Të përshëndes e faleminderit për vlerësimet, më kanë mbërritur në vesh! Je një fenomen, çdokujt i duhet një Luiz në rrethin shoqëror. Je artist në talent e në shpirt. Kurdo të dalësh të pres të takohemi e këndojmë. Urime dhe Kiara princeshës, vajzës së mençur e të matur. Urime dhe Olta luftarake, Kristi fisniku, Armaldo paqësori, Visi shpirtmirë, Kejsi ylli, Dea feministja, Jori bohemja, Nita seriozja dhe banorët e rinj. Luiz Ejlli bro, I’m rooting for you”, ka shkruar Besa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?