Luizi tregon zgjidhjen për të mos gërhitur: Duhet të kem dikë në shtrat

Gërhitja e këngëtarit Luiz Ejlli përgjatë orëve të natës në shtëpinë e Big Brother Vip Albania është kthyer në shqetësim për të gjithë banorët e tjerë.

Vetë ai ka dhënë një ide, gjatë diskutimit mes banorëve pasditen e djeshme. Luizi është shprehur që të mos gërhasë duhet t’i sjellin dikë në shtrat.

“Variant që të mos gërhas, duhet të kem se s’bën dikë në krevat”, tha Luizi që e tregon zgjidhjen për problemin e tij gjatë natës.

Komenti i tij është pritur me mosbesim nga të tjerët, ndërkohë që Mikela i ka sugjeruar Luizit që të flejë me aktorin Herion Mustafaraj.

SHKARKO APP