Marisa në rrugën e Dua Lipës
Marisa Murtezi, vajza e talentuar nga Kosova , ishte sot një nga të ftuarat e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në 5”, në Top Channel. E lindur dhe e rritur në Zvicër, ajo është e apasionuar pas muzikës dhe ka filluar të këndojë që në moshë të vogël.
Edhe pse vetëm 15-vjeç, Marisa ka zgjedhur të ndjekë modelin e artistes së saj të preferuar Dua Lipa , duke e nisur angazhimin në muzikë me realizmin e covera-ve të këngëve të njohura, që i poston në Instagram.
Sot në hyrjen e “Ftesë në Pesë” ajo zgjodhi të performonte hitin botëror “New Rules” të idhullit të saj Dua Lipës, me ëndrrën që një ditë të ndajë të njëjtën skenë muzikore me të.

