FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Martohet fotografi i njohur Veton Osmani (FOTO)

Fotografi i njohur shqiptar, Veton Osmani, i ka dhënë fund beqarisë. Ai dhe partnerja e tij, Venera Canolli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Dasma është zhvilluar në një nga resortet luksoze në kryeqytet, ku të pranishëm kanë qenë shumë fytyra publike, ndër to bashkëpunëtorë të shumtë të fotografit. Çifti ndërkohë kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa nga imazhet e dasmës, duke treguar se si po duken si nuse e dhëndër. Urimet për çiftin kanë qenë të shumta si nga miqtë, kolegët familjarët, ashtu edhe nga një numër i madh figurash të njohura vendore. Veton Osmani njihet si fotografi i besuar i shumë artistëve e politikanëve vendorë, për realizimin e seteve të tyre fotografike.

https://www.instagram.com/p/B6jW8z3nxqO/

https://www.instagram.com/p/B6lanHPnd8F/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?