Martohet Goulding, 640 orë punë për fustanin e nusërisë (FOTO)

Këngëtarja britanike, Ellie Goulding, është zytrarisht e martuar. Ellie u martua me tregtarin e artit Caspar Jopling në një ceremoni tradicionale në York Minster Cathedral në Yorkshire, Angli. Ceremonia u pasua nga një festë në Castle Howard.

Dasma bëri bashkë shtresën e lartë britanike, përfshirë anëtarë të familjes mbretërore si Princesha Eugenie, Princesha Beatrice dhe nëna e tyre, Sarah Ferguson. I dashuri i Beatrice, Edoardo Mapelli Mozzi, shoqëroi princeshën në ceremoni. Gjithashtu, vlen të përmendet se Ellie ishte një prej të ftuarve në dasmën e Princeshës Eugenie.

Nusja, që ka performuar në turne me Taylor Swift, Bruno Mars dhe Katy Perry, veshi një fustan të stilit Viktorian, realizuar nga Chloe, me rruaza qelqi dhe me jakë të lartë. Fustani u dizenjua nga Natacha Ramsay-Levi për Chloe. “Isha shumë e emocionuar dhe e lumtur që do të bashkëpunoja me Natacha nga Chloe për fustanin e nusërisë. E adhuroj si brand dhe kam punuar me ta prej vitesh. Kush tjetër veç Chloe mund të ishte me mua në një ditë kaq të veçantë,” tha nusja për Just Jared.

U nevojitën më shumë se 640 orë punë që të realizohej fustani i mëndafshtë, me qëndisma dhe rruaza qelqi të bardhë. Velloja e Ellie, prej tyli të mëndafshtë, u qëndis me inicialet e çiftit.

SHKARKO APP