Mbesa e ish-presidentit e lidhur me modelen e “Playboy”: Jam e lirë dhe pa turp

Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e fotografëve big dhe regjisorëve në kinema. Këtë verë, Beniada ka pushuar në Sardenja me mikeshën e saj, Ines Trocchia.

Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë me bashkëjetesë, ato vazhdojnë të argëtohen bashkë. Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa tepër e bukur e ish- Presidentit Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinema.

Në fotot me bikini, ajo vjen në pozat sensuale me Ines Trocchia, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar për “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrated”, “DT”, “For men apo Maxim”. Por çfarë thotë për miqësinë që ekziston mes dy vajzave vetë Beniada: Pyetjes sesi do ta komentonte miqësinë me supermodelen italiane, Ines Trocchia, ajo përgjigjet: Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku, tha ajo për Panorama Plus.

Për ty ekziston dashuria mes të njëjtit seks?

Për mua dashuria është ndjenjë universale dhe nuk jam kundër dy grave që e duan njëra-tjetrën. Në jetën private, secili person është i lirë të bëjë atë që e bën të ndihet mirë.

SHKARKO APP