Mbreti martohet me truprojën (FOTO)

Mbreti i Tajlandës u martua me truprojën e tij e i dha titullin e mbretëreshës. Njoftimi surprizë mbërriti përpara se ceremonitë e kurorëzimit të tij, përmes të cilave i shenjtërohet pozita, të nisin ditën e shtunë.

Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u kthye në monarkun kushtetues të vendit pas vdekjes së babait të tij të shumë adhuruar nga populli në 2016. Ai është martuar e divorcuar tre herë më parë dhe ka shtatë fëmijë.

Truproja e tij gjenerali, Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya është zëvendes-shefja e ekipit të vet të sigurisë; tashmë ajo do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesëtare e rregullt e familjes mbretërore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suthida në fakt, ka qenë prej një kohe të gjatë partnere e mbretit Vajiralongkorn dhe bashkë janë parë në publik për shumë vite me radhë, edhe pse marrëdhënia e tyre nuk është pranuar asnjëherë zyrtarisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?