“Më duhet për të nxjerrë disa banorë jashtë” Luizi zbulon planin që ka për Efin

Luiz Ejlli është shprehur se do ta përdorë Efin për të eliminuar disa banorë, por mesa duket kjo e fundit se ka fare problem si pjesë.

Teksa ishin duke bërë një bisedë në oborr, në prezencë të Efit, Luizi ka treguar se kërkon ta përdor banoren e rifutur në lojë për të nxjerr jashtë disa të tjerë.

Ajo që është më e çuditshme, është reagimi i Efit, e cila e pohon këtë gjë.

“Efit ia them edhe në sy. Mua më duhet, e them copë dhe e pranoj që do e përdor për të nxjerr jashtë 2-3 banorë. E di që mund ta arrij me Efin. Ama Efi është e vetëdijshme që kur të më vij mundësia unë do mbroj Kiarën,”- tha Luizi.

SHKARKO APP