Më e bukur se kurrë! Shikoni si duket Miram Cani në muajin e 5-të shtatzënisë

Këngëtarja Miriam Cani është në pritje të ëmbël. Çifti i njohur dha lajmin e ëmbël, gjatë koncertit recital të Alban Skënderajt në Prishtinë.

Në atë kohë ajo ishte vetëm katër muajsh dhe ende nuk e kishte zbuluar gjininë e bebes.

Miriami tashmë në muajin e pestë të pritjes së ëmbël, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku duket plot nur si anjëherë më parë.

Menjëherë pas fotos kanë vërshuar komente nga vipat shqiptarë, ku kursesi nuk mund të mungonte ai i Albanit. ‘Muza ime’,- ka komentuar kantautori.

Miriami u kujdes që në këtë foto të mos tregonte barkun.

SHKARKO APP