Më e paguara e vitit, aktorja mahnit me fustanin e kuq (FOTO)

Scarlett Johansson u shpall pak ditë më parë nga revista ”Forbes”, si aktorja më e pagaur e globit. Së fundmi ajo është parë në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia. Ajo mbante veshur një fustan të kuq, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Aktorja 34-vjeçare ia doli të cilësohej deri më tani si një prej grave të veshura më bukur në festivalin e 76-të në Venecia. Pamja e saj nuk mund të ishte më magjike se kaq në premierën e filmit më të ri ”Marriage Story”.

SHKARKO APP