Me flokët e qethur/ Eneda Tarifa befason fansat, ja mesazhi i këngës që “fsheh” në veshje
Këtë vit, një tjetër konkurrente në “Këngën Magjike” është dhe Eneda Tarifa. Këngëtarja vendosi të vijë gjysmë e veshur si grua, e gjysmë e veshur si burrë, por detaji i cili la pa fjalë një pjesë të mirë të fansave të saj, ishte koka gjysmë e qethur.
Por cili është motivi pas këtij look-u?
Nëpërmjet këngës “Më fort”, Eneda zgjedh të jetë zëri i shumë vajzave dhe djemve, të cilët kanë humbur forcën dhe motivin për të vazhduar përpara sfidat e jetës.
Këngëtarja përcjell mesazhin që brenda nesh nuk duhet të triumfojë vetmia, si për vajzat, ashtu edhe për djemtë.
Nëpërmjet këtij look-u, Eneda Tarifa, zgjedh të protestojë kundrejt çdo momenti të vështirë në jetën e çdokujt, duke u bërë një pikë frymëzimi për fansat dhe dëgjuesit e muzikës së saj.