Me FOTOT nga shtëpia, Klaudia Pepa ndan me të gjithë rutinën e saj nga karantina e vetëizolimit

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa ka publikuar së fundmi disa foto nga ambientet e shtëpisë së saj duke treguar dhe rutinën e përditshme teksa të gjithë janë vetëizoluar.

“Si po kaloni këto ditë në shtëpi? Unë stërvitem, studioj, lexoj ndonjë libër, shoh filma, seriale tv, luaj me qentë e mi dhe ndonjë punë shtëpie. Më jepni ndonjë ide dhe ju”, ka shkruar Pepa krah postimit më të fundit në ‘Instagram’.

Komentet e fansave kanë qenë të menjëhershme dhe shumica prej tyre e kanë komplimentuar Klaudian. Kujtojmë se Pepa ndan herë pas here momente mjaft të bukura në ambientet e shtëpisë së saj duke bërë punët dhe duke u argëtuar me muzikë.

SHKARKO APP