“Më ke bërë krenare”, Adelina Ismaili i bën urimin special Zanfinës për ditëlindje

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili ditën e sotme feston ditëlindjen dhe mbush 34-vjeç. Një urim emocionues ka marrë edhe nga motra e saj Adelina Ismaili e cila i uron më të mirat sepse një shpirt i bukur si i saj i meriton.

Urimin ajo e ka bërë përmes një foto të Zanfinës që e ka postuar në “Instastory”

“Ditën që linde ti, një ëngjëll pëshpëriti: “Ajo do ketë pamjen e një zane dhe një shpirt si i imi”. Ti ishe për mua foshnja më e bukur në botë dhe akoma je. U rrite dhe je zonja më e bukur në botë. Bashkë zihemi, qeshim, qajmë, këndojmë dhe kërcejmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në çdo hap që ke hedhur, më ke bërë krenare. Sot festojmë lindjen tënde. Mezi pres të fillojmë rrugëtimin e lumturisë tënde. Të uroj veç më të mirat, shpirti yt i bukur i meriton. Të dua më shumë nga ç’mund të shpreh me fjalë. Le të fillojë festa! Gëzuar ditëlindjen princesha ime e bukur”, ka shkruar këngëtarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?