Më në fund Albano Bogdo i kërkon falje Beatrixës: E nisa padashje

Më në fund Albano Bogdo i ka kërkuar falje Beatrix Ramosajt pas polemikave të shumta që shkaktoi batuta e tij.

Teksa ishte live në Tiktok, Albano është shprehur se batutën e nisi padashje dhe nuk e priste që të merrte këto përmasa.

“Unë Beatrixit i kërkoj ndjesë për shqetësimin që e nisa unë padashje dhe nuk e dija që do katandisej në këtë pikë një batutë humori. Nuk e dija që një batutë humori do merrte kaq përmasa të jashtëzakonshme a thua i kam vrarë ndonjë njeri të familjes. Unë Beatrixin e njoh që kur ka qenë 18 vjeç, e kam ftuar në Apartamentin 2xl. E njoh që fëmijë. Nuk ofendoj njeri unë”, tha Albano.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?