Me një video në Instagram, Luizi ka një mesazh për të gjithë ne dhe tregon planet për të ardhmen
Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli për herë të parë që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ku qëndroi për 4 muaj dhe u bë fenomen, përmes një video të regjistruar në shtëpinë e gruas tashmë të Kiarës, e ka ndarë në Instagram, ku ka një mesazh për të gjithë fansat, njerëzit që e përkrahën dhe që e duan. ‘‘Ju kërkoj falje që nuk ju kam falënderuar përzemërsisht secilit, por ju jam mirënjohës për gjithë jetën dhe keni ndryshuar jetën time”.
Ai thotë se i janë dashur tre ditë për të marrë veten dhe shpreh mirënjohjen për gjithë mbështetjen e fansave përgjatë katër muajve e gjysmë.
“Si ju kam o çapaçula. Iu deshën nja tre ditë me marrë vete para se me bërë këtë video. Ju kërkon falje që nuk ju kam falënderuar një nga një secilit. Shpresoj që me këtë video ta justifikoj vete, Nuk e di çfarë keni parë te unë që më keni vlerësuar kaq shumë.
Ju jam mirënjohës tërë jetën. Ju keni ndryshuar jetën time. Shpresoj t ‘jua shpërblej me karrierën time, me ëndrrën time në muzikë dhe të jem sa më pranë jush. Nuk gjej fjalë me përshkruar atë që keni dhënë dhe keni bërë për mua gjatë katër muajve e gjysmë”, shprehet Luizi.
View this post on Instagram