“Më pëlqen të eksperimentoj”, Olimpia flet për herë të parë për të dashurin

Olimpia Smajlaj është një ndër vajzat më seksi që shohim në ekranet shqiptare.

Ajo prej dy sezonesh po bashkëpunon me moderatorin Ermal Mamaqi si këngëtare në emisionin e tij.

Olimpia gjithashtu ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj ekstravagant dhe është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ndërsa sot Olimpia ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave dhe shumë prej tyre janë kuriozë për jetën e saj personale.

“Si quhet i dashuri yt?”, e pyet një ndjekës Olimpian.

“Do të thuash të tre ata? Shefqeti, Paloka dhe Svetlana. Më pëlqen të eksperimentoj”, shkruan Olimpia me humor.

Këngëtarja ka sqaruar se përgjigjet e saj nuk do jenë aq të vërteta kështu që edhe kjo përgjigje për të dashurin ishte thjesht shaka.

Image

 

SHKARKO APP