Me vetëm dy foto, Fatma tregon se si ka ndryshuar jeta e saj pasi është bërë nënë

Moderatorja e njohur, Fatma Met’hasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani u bënë prindër rreth 11 muaj më parë. Fatma solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

Gjatë këtyre muajve ata kanë treguar përmes postimeve në rrjetet sociale, se jeta e tyre ka ndryshuar.

Ditën e sotme, moderatorja ka postuar një foto ku shihet teksa pozon në një restorant duke shkruar : “Para”.

Dhe më pas ka postuar një tjetër foto nga i njëjti vend por këtë herë pjesë e fotos është edhe Noah, i cili shihet tek merr një pjatë dhe Fatma që mundohet ta ndalojë.

“Pas” ka shkruar ajo plot humor.

Kujtojmë që shumë shpejt do të kemi një libër me receta gatimi për fëmijë nga çifti. /abcnews.a

SHKARKO APP