Mediat britanike: Kur Kate ishte shtatzënë, William e tradhtoi me…

Tabloidet në Britani hodhën bombën e radhës. William paska tradhtuar Kate, kur kjo e fundit ishte shtatzënë me fëmijën e tretë. Përpara se t’ju bëjmë me dijeni reagimin e mbretërorëve rreth këtij skandali të aluduar, fillimisht mësoni diçka më shumë mbi “trekëndëshin” e hamendësur. Cila thuhet se është e treta në këtë mes?

Raportohet se bëhet fjalë për një mikeshë të familjes, Rose Hanbury-n, markeze e Cholmondeley-t. Nisur nga një kërkim i shpejtë në Google, markeze cilësohet gruaja e dikujt që qëndron një rang më poshtë se duka në piramidën mbretërore britanike.

Shtëpia e Rose-s gjendet shumë pranë asaj të Kate dhe Williamii, si dhe që të tre frekuentojnë të njëjtat qarqe shoqërore. Që prej kohës kur Rose u zhvendos në periferi, “The Sun” nisi t’i referohej si “rivalja rurale” e Kate- t.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?