Meghan dhe Princ Harry festojnë përvjetorin e martesës, ja çfarë nuk u pa nga dasma mbretërore
Meghan Markle dhe Princ Harry kanë publikuar fotografi nga prapaskenat e dasmës së tyre, për të shënuar 1 vjetorin e martesës.
Çifti mbretëror shkëmbeu unazat në Saint George Chapel më 19 maj të vitit të kaluar në Windsor Castle.
Të dielën çifti zbuloi foto që nuk janë parë asnjëherë nga publiku që tregojnë detaje nga ceremonia.
Fotografitë, shumica prej të cilave ishin bardh e zi, tregojnë momente të çiftit në dasmë dhe të ftuarve.
Çifti u bënë prindër për herë të parë vetëm 2 javë më parë. Meghan solli në jetë një djalë të pagëzuar me emrin Archie.

KOHA JONË SONDAZH

